Nata e nostalgjisë në Fest 62, ngjiten në skenë 24 performanca të këngëve që kanë bërë histori
Në prag të natës së tretë të Fest 62, natës së nostalgjise, artistët zhvilluan provat për të ngjitur në skenë këngët që kanë bërë histori.
Ato do të vijnë në formën e dueteve, ku artistët debutantë do të performojnë me njëri-tjetrin.
Këtë edicion të festivalit do të përformohen në natën e nostalgjisë edhe këngë të huaja, fituese të Eurovizionit ndër vite.
Ndërsa artisët të cilët rikthehen në skenën e festivalit do të këndojnë në duet me artistë të njohur të skenës së shqiptare, si Myfarete Laze, motrat Libohova, Eneida Tarifa, Ilir Shaqiri, Sidrit Bejleri, Fitnete Tuda, Egent Bushpepaj, Edmond Mancaku etj.
Po ashtu mbrëmjen e sotme do të ngjitet në skenë si e ftuar edhe këngëtarja Adelina Ismajli.
Ndërkohë juria do të vendosë se cilët do të jenë 8 këngëtarët debutantë që do të kalojnë në natën finale.
Gazetare: Albana Agolli
/rtsh.al/