E Martë, 3 Nëntor 2026

Nata e parë e FEST 62, spektatorët shprehen të kënaqur me performancat dhe skenografinë

Emocionet e publikut që ndoqën në sallë natën e parë të Festivalit të 62 të Këngës në Radio Televizionin Shqiptar ishin të mëdha.

Ndjesitë më të mira të tyre janë sjellë në mikrofonin e RTSH-së.

“Festivali ishte shumë i bukur, më shumë më pëlqeu skenografia, skena ishte e mrekullueshme dhe prezantuesit ishin shumë të këndshëm. Edhe artistët e rinj ishin shumë të mirë, shpresoj që edhe nata tjetrër të sjellë emocione edhe më të mëdha“, shprehen qytetarët.  

Këngëtarët e rinj, skenokrafia, por edhe prezantuesit janë parë nga publiku si një gjetje e Festivalit të cilët edhe janë duartrokitur më së shumti.

Publiku besnik i vit pas viti të Festivalit tregon se kjo natë e parë ishte e arrirë në gjithçka.

/rtsh/

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›