Nata e tretë e Festivalit të Sanremos, Ariston gati për spektakël, garë dhe super të ftuar ndërkombëtarë

Teatri Ariston do të presë sonte natën e tretë të Festivalit të Sanremos 2026, ku emocionet pritet të jenë të shumta dhe RTSH 2 do t’i përcjellë drejtpërdrejt për publikun shqiptar. Pas dy mbrëmjeve të para, gara vazhdon me pjesëmarrjen e 15 artistëve të kategorisë Big, të cilët do të interpretojnë këngët e tyre për herë të parë në këtë edicion.
Në këtë natë, Carlo Contit, do t’i bashkohet supermodelja ruse Irina Shayk në rolin e bashkë-prezantueses. Në skenë do të ngjitet edhe komediani Ubaldo Pantani, që do të marrë rolin e dirigjentit.
Kjo mbrëmje e tretë e Festivalit të Sanremos do të pasurohet edhe me praninë e dy super të ftuarve, Eros Ramazzotti dhe ylli ndërkombëtar Alicia Keys, që do të ngjiten në skenën e Ariston për të performuar para publikut.
Të gjitha netët e Festivalit do të transmetohen në RTSH1, RTSH2, RTSH Muzikë dhe Radio Tirana 1.
Artistët që do të performojnë në natën e tretë
Arisa – Magica favola
Eddie Brock – Avvoltoi
Francesco Renga – Il meglio di me
Leo Gassmann – Naturale
Luchè – Labirinto
Malika Ayane – Animali notturni
Mara Sattei – Le cose che non sai di me
Maria Antonietta & Colombre – La felicità e basta
Michele Bravi – Prima o poi
Raf – Ora e per sempre
Sal Da Vinci – Per sempre sì
Samurai Jay – Ossessione
Sayf – Tu mi piaci tanto
Serena Brancale – Qui con me Tredici Pietro – Uomo che cade
/rtsh.al/