Natë magjike në “Albania’s Got Talent”, konkurrentët në garë për të marrë “PO-të” e jurisë

Një tjetër puntatë e jashtëzakonshme e spektaklit “Albania’s Got Talent” mbylli siparin mbrëmjen e së hënës në ekranin e Vizion Plus.
Këngëtarë, DJ, instrumentistë virtuoz por edhe një grup folklorik që performoi muzikë klasike, gjimnastë të vegjël, këngëtar, ishte ky mozaiku i mbrëmjes së dytë.
Talente nga të gjitha trevat shqipfolëse, e jo vetëm, kërkuan me ngulm të rrëmbenin “po-të” e Agron Llakajt, Ledina Çelos, Adelina Ismajlit dhe Kastro Zizos. Shumë prej tyre ja dolën të merrnin gjithashtu dhe mbështetjen e publikut në sallë por dhe përtej ekranit.
Komentet mbështetëse si dhe trajtimi njerëzor i talenteve ishte përtej konkurrencës për ta siguruar një vend na gjysmëfinale. Juria edhe këtë puntatë u tregua e drejtpërdrejtë dhe e hapur në opinionet e dhëna.
Arti ishte sërish kryefjala e talenteve që interpretuan, ndaj dhe mesazhet e përcjella kalonin përtej ndjenjave njerëzore.
Por mbrëmja e dytë kishte dhe refuzime. Një pjesë e konkurrentëve mbyllën rrugëtimin në spektaklin më të madh të talenteve, duke ndërprerë në mes ëndrrën e tyre.
Magjia e spektaklit “Albania’s Got Talent” vazhdon. Të tjerë konkurrentë do të prezantohen të hënën e ardhshme.
Ndaj për të mos humbur surprizat që vetëm ky spektakël dhuron, ju lë takim sërish javën tjetër në orën 21.00.
Ndërsa për ata që nuk patën mundësi të ndjekur natën e dytë, këtë episod e gjeni në faqen zyrtare të Youtube të Vizion Plus si dhe në të gjitha rrjetet sociale./vizionplus.tv