Natë yjesh! Festoni ndërrimin e viteve me Albania’s Got Talent, LIVE në Vizion Plus

Natën e ndërrimit të viteve do ta kalojmë në shoqërinë e gjysmëfinales së Albania’s Got Talent.
Një gjysmë finale që i ka të gjitha, spektakël, emocione, lot dhe zhgënjim për ata konkurrentë që nuk do të mund të prekin finalen.
Performanca live të artistëve më të mirë shqiptarë, si Eli Fara, Sinan Hoxha, Poni dhe Irma Libohova.
Nuk do të mungojnë as surprizat nga juria e AGT, Ledina Çelo, Adelina Ismaili, Kastro Zizo dhe Agron Llakaj.
Katër anëtarët e jurisë, sot do të duhet të përzgjedhin vetëm dy më të mirët, mes 10 konkurrentëve gjysmë finalistë.
Kush do të kalojë në finale?
Për të gjitha pyetjet që ju keni mund të shihni tani LIVE në televizionin kombëtar Vizion Plus, përballjen e talenteve, si dhe mund ta ndiqni në të gjitha rrjete sociale të Vizion Plus.
“Albania’s Got Talent” vijon të thyejë rekorde televizive, por edhe në rrjetet sociale.
Nën drejtimin e moderatorit Isli Islamaj, ky produksion i Vizion Plus premton një tjetër të natë magjike./vizionplus.tv