E Shtunë, 31 Tetor 2026

PD: Rama bëri për të qeshur shqiptarët

Albana Mustafaraj

Zëdhënësja e Partisë Demokratike, Albana Mustafaraj menjëherë pas deklaratave të liderit të opozitës Edi Rama në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, reagoi me anë të një deklarate ku thuhet se Rama me deklaratën për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, bëri për të qeshur shqiptarët.

Z. Rama sot gajasi shqiptarët me hipokrizinë e tij të radhës që lëshoi në mbledhjen e Grupit Parlamentar të PS-së, sipas së cilës ai nuk dëshiron Avokatin e Popullit nga Partia Socialiste apo që të marrë urdhra prej tij e partisë që ai përfaqëson. Z. Rama vetë harroi, por shqiptarët natyrisht që jo, se ai vetëm dy javë më parë propozoi për në bordin e Bankës së Shtetit, institucionit më të depolitizuar të vendit, militanten e thekur të PS-së, anëtaren e kryesisë besnike të partisë së tij, zj. Ermelinda Meksi, tha Mustafaraj.

Në deklaratë theksohet më tej se kryetari i PS-së Rama flet për institucione të pavarura, por të tilla konsideron vetëm ato që i vendos nën kontrollin e partisë.

Duam të pyesim z. Rama, kur je serioz dhe i vërtetë, kur cicëron për pavarësi të institucioneve kushtetuese, apo kur në emër të kësaj pavarësie emëron në krye të tyre drejtuesit kryesore të Partisë Socialiste?, përfundon deklarata.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›