E Shtunë, 31 Tetor 2026

Navratil: 6 pikat skane force operative

Numri dy i ambasades amerikane ne Shkup, Tomas Navratil ka deklaruar se 6 pikat e planit te OKB per misionin EULEX nuk kane asnje force operative.

Sipas tij, ato jane me teper politike dhe nuk do te kene asnje ndikim ne institucionet e Kosoves, si ne polici, drejtesi, etj.

“EULEX eshte projektuar qe te aplikoje ligjin ne tere territorin e Kosoves. prandaj, ne kete mision SHBA nuk shohin ndonje koncesion ndaj Serbise. 6 pikat e OKB-se jane qendrime politike dhe nuk kane ndonje force operative ne drejtesi, polici apo dogana”, ka pohuar Navratil.

Ai ka shtuar se SHBA vazhdojne te mbeshtesin pavaresine e Kosoves dhe ruajtjen e integritetit territorial te saj.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›