E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeremic: Heqim dore nga BE per Kosoven

Ministri i Jashtem serb, Vuk Jeremic ka deklaruar se Serbia eshte gati te heqe dore nga anetaresimi ne Bashkimin Evropian per Kosoven.

“Nese njohja e pavaresise se Kosoves behet kusht per anetaresimin, Serbia nuk do te kete rruge tjeter po t’i thote jo Bashkimit Evropian”, ka pohuar Jeremic.

Sipas mediave lokale, shefi i diplomacise serbe e beri kete deklarate para komisionit per marredheniet me jashte ne Parlamentin serb.

Megjithate, Jeremic ka shprehur besimin se njohja e pavaresise se Kosoves do te jete kusht per integrimin evropian te Serbise.

“Nese vendet anetare te BE nuk jane te detyruara per ta njohur Kosoven, atehere perse duhet te kete nje kusht te tille per vendet kandidate”, ka shtuar Jeremic.

Ne radhet e Bashkimit Evropian, 5 vende nuk e kane njohur ende pavaresine e Kosoves.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›