E Diel, 1 Nëntor 2026

Nazim Bllaca nuk flet për media

Arsyeja pse i vetëshpalluri agjent i Shërbimit Informativ të Kosovës, Nazim Bllaca më nuk do të ketë kontakte me media, është kërkesa e familjarëve të viktimës Ibush Kllokoqi, i vrarë pas luftës nga Bllaca.

Ketë e kanë konfirmuar për Indeksonline burimet ndërkombëtare të Misionin Evropian për Sundim të Ligjit EULEX.

Sipas tyre, familjarët e Ibush Kllokoqit kanë kërkuar nga autori i vrasjes që mos të prononcohet për media sa i përket vrasjes së familjarit të tyre.

Ndërkohë familja e Kllokoqit nuk ka dhënë arsyeje pse nuk dëshiron më që Bllaca të dal para mediave, thjeshtë kanë thënë që nuk duan prani në media.

Nazim Bllaca dje nën masa të rrepta sigurie është paraqitur në Gjykatën e Apelit në Prishtinë ku pas leximit të aktakuzës për vrasjen e Ibush Kllokoqit ai e ka pranuar fajësinë.

Me praninë e fajësisë procesi gjyqësor do të jetë i shkurt, dhe pas dy jave, me 15 korrik pritet të merret aktvendimi për këtë vrasje.

Pas caktimit të masës së caktuar për dëshmitarin bashkëpunues të Prokurorisë Special të Kosovës, i njëjti ende nuk dihet se ku do ta vuaj dënimin./Indeksonline/ 

Më shumë nga Kosova

Të gjitha ›