Ndahen R.E.M. Fundi i bandes me jetegjate te rock-ut

Në një farë mënyrë është vërtet “fundi i botës sic e njohim”, duke cituar këngën e njohur që grupi e këndonte 20 vjet më parë. Të paktën bota e muzikës nuk do të jetë si më parë pa REM që pas 31 vitesh e 80 milion disqesh të shituara kanë vendosur të ndahen.
Një prej bandave më jetëgjata të rokut i kishte mbijetuar më 1997 edhe brakstisjes së një prej themeluesve të saj, bateristit Bill Berry. Ai nuk u zëvendësua kurrë. Sepse R.E.M (akronim i Rapid Eyes Movement, fazës së gjumit ku sytë lëvizin megjithëse të mbyllur) ishin vec ata: Michael Stipe vocalist, Peter Buck në kitarë, Mike Mills në Bas. Gjatë gjithë këtyre viteve kur nuk ishin në turne, larg reflektorëve jetonin në Athens, Georgia. Aty krijuan këngët e tyre: “Losing my religion” suksesin e parë planetar të pasuar nga shumë të tjerë.
Por sic theksoi dhe Stipe në komunikatën në internet ku bënte të ditur ndarjen e grupit, duke falenderuar fansat për mbështetjen e tyre, “gjithcka e ka një fund”.