E Diel, 1 Nëntor 2026

Konflikti ne veri ne rrezik bisedimet Prishtine- Beograd

Konflikti mes Kosovës dhe Serbisë mbi kontrollin e dy vendkalimeve kufitare 1 dhe 31 mund të shtyjë bisedimet e ndërmjetësuara nga Bashkimi Evropian, të parashikuara për tu mbajtur javën e ardhshme.

Sipas një artikulli të publikuar në “European Voice”, përfaqësuesit serbë synojnë të ngrenë për diskutim në 28 shtator në Bruksel, çështjen e kontrollit të pikave doganore. Kjo çështje konsiderohet nga qeveria e Kosovës si e panegociueshme dhe aspekt i rëndësishëm i sovranitetit të shtetit.

Prishtina zyrtare ka njoftuar ndërmjetësin e bisedimeve Robert Kuper se Serbia ka refuzuar hyrjen e mallrave që mbajnë vulën doganore të Kosovës, duke shkelur kështu marrëveshjen e arritur në fillim të shtatorit. Nga ana tjetër Serbia kundërshton praninë e zyrtarëve dhe simboleve kosovare në pikat doganore 1 dhe 31, ndërsa serbët lokalë kanë ngritur barrikada duke bllokuar rrugën drejt këtyre vendkalimeve.

Aktualisht, pikëkalimet kufitare 1 dhe 31 janë nën kontrollin e paqëruajtësve të NATO-s, ndërsa mallrat që kalojnë aty kontrollohen nga oficerët e doganave të Kosovës dhe zyrtarë të EULEKS-it.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›