E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahen cmimet shqiptaret marrin disa trofe

11/10/2010Shkoder Festivali nderkombetar i Filmit te Animuar

SHKODER- Festivali i pare nderkombetar i Filmit te Animuar ne Shkoder Anifest Rozafa 2010 eshte mbyllur mes nje atmosfere festive ku u ndane dhe cmimet. Juria nderkombetare e perbere nga Reinhold T. Schoeffel Joana Toste Edlira Roqi Gezim Qendro dhe Veton Nurkollari vleresuan si filmin me te mire te animuar Seven Brothers te regjisorit Kaj Driessen Holande Belgjike. Ndersa cmimin per filmin me te mire akademik juria e ndau mes Mobile te regjisores Verena Fels nga Gjermania dhe filmit Swimming Pool te regjisores Alexandra Hetmerova nga Cekia. Njekohesisht juria nderkombetare ka ndare edhe cmime speciale per filmat ne Konkurrim Nderkombetar. Me cmimin per skenarin me te mire eshte vleresuar filmi KJFG NR. 5 i regjisorit Alexey Alekseev nga Hungaria. Cmimi special per imazhin me te mire iu dha regjisorit te ri nga Tirana Ilir Kaso me filmin Kamioni. Cmimi special per regjine me te mire e meritoi filmi The Memories of Dogs i regjisorit Simone Massi nga Itali. Ndersa cmimi special per filmin me te mire edukativ i shkoi filmit The Bunjies te regjisoreve Ged Haney Andreas Hykade nga Gjermania. Cmimi Special per Perdorimin dhe Formulimin me te mire te Zerit e mori filmi Ergo i regjisorit Geza M. Toth nga Hungari. Bujar Kapexhiu dhe Artur Dautit moren cmimin e karrieres. Juria kombetare e perbere nga Kristaq Mitro Esat Musliu dhe Eno Milkani vleresuan si filmin me te mire shqiptar ne konkurrim me nje cmim Special te Jurise filmit Djali dhe Ofi i regjisorit Gjin Varfi ndersa filmi Cunami i regjisorit Shaqir Veseli u vleresua me tre cmime skenari i mire regjia me e mire dhe te piktorit animator me te mire. Nderkohe vleresimi per muziken me te mire ne film i takoi muzikantit Fatos Qerimi per muziken ne filmin e animuar Nje nate. V. Abdyli

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›