E Diel, 1 Nëntor 2026

Edi Rama akt teresisht te papranueshem

11/10/2010Berisha vlereson te gabuar refuzimin qe PS i beri ligjit per Gjykaten Administrative

Kryeministri thote se Gjykata Administrative ka si qellim fundin e arbitraritetit

Kryeministri Sali Berisha ka vleresuar refuzimin qe opozita i beri votimit te projektligjit per Gjykatat Administrative si nje akt te paprecedent. Ne nje konference shtypi ne Gjirokaster kreu i qeverise ka theksuar se asnje vend qe bashkepunon me agjencine amerikane per ndihme USAID nuk ka refuzuar ndihmen qe kjo agjenci jep. Zoti Edi Rama me nje akt qe do ta quaja jashtezakonisht te papranueshem refuzoi te votoje kerkesen insistuese miqesore te nje ligji per te cilin eshte punuar me ekspertet me te mire amerikane dhe evropiane dy vjet rresht. Zoti Rama gabon ne menyre fatale kur mendon se mund te mashtroje shqiptaret dhe se cdo simite qe nxjerr shqiptaret do ta pranojne ka deklaruar ai. Shefi i ekzekutivit kujtoi deklaraten e kryesocialistit Edi Rama sipas te cilit opozita nuk do te votoje nje ligj qe shkon si dhurate per Berishen. Kryeministri konsideroi kete qendrim si nje ofendim qe u eshte bere qytetareve shqiptare. Ai Rama beson se keta qytetare mund ti mashtroje mund te shfrytezoje valet e ekraneve per ti mashtruar e tu thote cdo gje. E verteta eshte se te mendosh se SHBA-te do te investonin parate e taksapaguesve te tyre per te ngritur ketu nje sistem te varur nga Kryeministri ky eshte nje mendim jashtezakonisht naiv per te mos thene primitiv tha Berisha. Sipas kreut te qeverise projekti i financuar nga qeveria e Shteteve te Bashkuara te Amerikes u vjen ne ndihme te gjithe qytetareve shqiptare dhe kurrsesi nuk eshte nje dhurate vetem per qeverise. Berisha nenvizoi se Gjykata Administrative kishte si qellim dhenien fund te arbitraritetit. Kryeministri ne komentin e tij nuk u kursye ne sulmet ndaj kundershtarit politik kur fliste per refuzimin qe iu be votimit te nismes ligjore. Kete vendim e mbajti absolutisht ne besnikeri te verber te eterve te tij sepse te kthehet nje vendim ndihme bujare per qytetaret shqiptare te taksapaguesve amerikane te votuar nga qeveria e Kongresi Amerikan me pretendimin se po i dorezon drejtesine Sali Berishes vetem eterit e tij shpirterore mund te perdorin brockulla te tilla per tu justifikuar theksoi Berisha. Nderkohe i pyetur ne lidhje me deklaraten e kryetarit te Bashkise se Himares Vasil Bollano se nuk perjashton mundesine e rikthimit ne koalicion me Partine Demokratike tha se kryebashkiaku e kupton se ku jane interesat me te medha te qytetareve qe perfaqeson.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›