Ndahen prindërit e Bleona Mates

Tragjedia ne familjen Mata ne Kukës pas zhdukjes se 6-vjeçares ka thelluar mosmarrëveshjet mes prindërve te fëmijës, te cilet i jane drejtuar gjykatës per divorc. Kërkese-padia eshte dorezuar nga nena e vajzës se zhdukur, e cila fajëson te shoqin per mungese interesimi ndaj Bleones dhe familjes. Por nga ana tjeter Zamiri akuzon gruan si te përfshire direkt ne humbjen e femijes. Mesohet se bashkëjetesa mes çiftit kishte marre fund prej muajsh, kur Zamir Mata se bashku me te birin ishte vendosur ne nje shtepi ne Tirane. Thuajse ne te njejten kohe ishte transferuar tek familja e saj ne kryeqytet edhe gruaja. Persa i perket zhdukjes se 6-vjeçares deri tani nga deklarimet e familjareve ishin ne listen e te dyshuarve pese vajzat qe ndodheshin ne kullote diten kur ndohi ngjarja me 22 maj. Pavaresishst operacioneve te policise jo vetem shqiptare por edhe kosovare, nuk eshte zbuluar asgje rreth fatit te femijes.
Shpërndaje