E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vizat, hapësirë për artistet

Heqja e vizave pritet te sjelle me shume hapësira edhe për artistet. Kritike te njohur, regjisore dhe studente te Akademisë kane diskutuar mbi mundësitë e promovimit te kulturës shqiptare ne vendet europiane, duke nënvizuar rëndësinë e ruajtjes se cilësisë. Kritiku i teatrit Josif Papagjoni iu sugjeroi brezave te rinj promovimin e punës se tyre edhe jashtë kufijve, duke sugjeruar përgatitje sa me profesionale. Ndërsa kreu i forumit për aleancën e qytetërimit Besnik Mustafaj, qe organizoi dhe debatin, iu rekomandoi artisteve me shume presion ndaj klasës politike. Gjate diskutimeve kritiket e artit rekomanduan binjakëzimet apo marrëveshjet e ndryshme te Akademisë se Arteve me homologet ne vendet te ndryshme europiane. Sipas tyre kjo do te jete një nxitje për artistet e ardhshëm.

Shpërndaje          

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›