E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta Berlusconi, Rama: Lamtumirë mik i mirë i Shqipërisë

Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish kryeministrit të Italisë, Silvio Berlusconi, duke e cilësuar atë si një mik të mirë të Shqipërisë

“Lamtumirë president dhe mik i mirë i Shqipërisë”, shkruan Rama.

Ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi ndërroi jetë në moshën 86-vjeçare. Berlusconi kishte katër ditë që ndodhej i shtruar në spital, ku iu nënshtrua testeve lidhur me leuceminë kronike mielomonocitare, nga e cila vuante prej disa kohësh.

Silvio Berlusconi (29 shtator 1936 – 12 qershor 2023) shërbeu si Kryeministër i Italisë në tre qeveri nga 1994 deri në 1995, 2001 deri në 2006 dhe 2008 deri në 2011. Berlusconi ishte aksioneri kontrollues i Mediaset dhe zotëronte klubin italian të futbollit AC Milan nga 1986 deri në 2017.

/rtsh.al/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›