E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta Pushkin Lubonja


U nda nga jeta në moshën 63-vjecare, Pushkin Lubonja, një prej personaliteteve të artit dhe kulturës shqiptare.

I njohur më së shumti për punën e tij si regjisor, Lubonja ka pasur edhe një karrierë të shkurtër si aktor. Roli i tij më i njohur është ai i hetuesit te filmi i vitit 1976, “Emblema e dikurshme”.

U diplomua për fizikë në vitin ‘71. Më pas karriera e tij mori një rrjedhë tjetër kur në vitin 1975, filloi punë si gazetar në Radiotelevizionin Shqiptar.  Punoi si regjisor për shumë emisione e dokumentarë, ndër to cikli “Portrete Artistësh” dhe dokumentari “Shqisa e gjashtë”.

Pushkin Lubonja, do të kujtohet edhe si skenarist e prezantues i të parit spektakël modern në Shqipëri “Europa ‘91”.

Disa probleme shëndetësore të  kohëve të fundit, janë bërë shkak i ndarjes së tij nga jeta.

Facebook
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));


Lajmet kryesore

99-vjetori i pavarësisë, festime në Vlorë
Ceremoni në ditën e krijimit të shtetit shqiptar
Të ndarë për festat
Tetovë, 4 shqiptarë të arrestuar
Shqiptarët, protestë në Preshevë
Rama uron nga Prishtina Ditën e Flamurit

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›