E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet nga jeta akademiku Vladimir Misja

TIRANË- Ndahet nga jeta në moshën 85 vjecare akademiku shkodran Vladimir Misja. Familjarë, të afërm, miq e kolegë pritet t’i japin sot lamtumirën e fundit. Misja do të prehet në varrezat e Sharrës.

Vladimir Misja ka lindur në Shkodër në 30 Maj 1928. Ka kryer studimet universitare në Fakultetin e Ekonomisë Urbane, në Institutin e Planit të Shën Petërburgut, në vitet 1947-1952 dhe kualifikimin pasuniversitar për metodat matematikore dhe informatike pranë ENSAE (Ecole National de Statistique et Administration Economique) dhe CEPE (Centre des Etudes de Programmes Economiques) në Paris (1972-1973).

Gjatë veprimtarisë pedagogjiko-shkencore ka marrë këto grada dhe tituj shkencorë: docent (1971), doktor (1981), profesor (1983) dhe akademik (2003). Është dekoruar me Çmimin e Republikës së Klasit të Dytë (1984).

Në periudha të ndryshme kohore ka kryer detyra dhe funksione të ndryshme në Ministrinë e Industrisë dhe Minierave (drejtor qëndror), në Fakultetin e Ekonomisë të UT (shef katedre dhe zv.dekan) dhe akademik në Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.

Është autor dhe bashkëautor i 11 teksteve universitare dhe 35 monografive të botuara brenda dhe jashtë vendit, nga të cilat mund të veçohen: “Higher education in Albania” (Ed UNESCO 1986), “Probleme në lëmin e informatikës ekonomike” (1981), “Programimi linear në problemet e ekonomisë së industrisë” (1975), “State enterprise restructuring in Bulgaria, Romania and Albania” (1996). “Movement migratiores et ripartition spatiale de la population” (Thesalonique 2000).

Ka zhvilluar lëndët universitare dhe pasuniversitare “Ekonomia e Industrisë”, “Bazat e investimit”, “Informatika e drejtimit”, “Demografia”, “Efektiviteti i investimeve”.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›