E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha replike me Ramen per financat: Injorance, padije Rozeta Rapushi



Kryeministri Sali Berisha reagoi dje ndaj platformes se publikuar nga kreu socialist, Edi Rama per reformen ne sistemin e Raportimit Financiar te Sektorit Publik, duke e quajtur te paditur dhe se po deshmon injorance totale. Ne nje postim te bere ne faqen e tij ne rrjetin social Facebook me titullin “Piktori lexon financat publike si Ungjillin sipas Canit apo Kuranin sipas Cacit”, Berisha shpjegon se cdo qindarke ne financat publike te vendit, kontrollohet. “Te dashur miq, ne flete rrufene e tij per financat “piktori” deshmon padije, vrer dhe injorance totale ne cdo fjale dhe fraze te tij. Per cdo njeri qe njeh abc-ne e financave publike, eshte e qarte si drita e diellit, se ne financat publike te Shqiperise cdo qindarke hyn nepermjet bankave dhe vetem bankave dhe cdo qindarke shpenzohet nepermjet thesarit dhe vetem thesarit, i cili mund te kontrollohet on-line nga cdo qytetar”, - nenvizoi kreu i qeverise. Sipas tij, per Shqiperine dhe per cdo vend tjeter te lire te botes, perfshire ketu dhe SHBA, prodhimi i brendshem, borxhi publik dhe tregues te tjere kryesore fiskale ekonomike, perllogariten dhe publikohen se paku nje here ne vit nga Banka Boterore, Fondi Monetar Nderkombetar (FMN) dhe per vendet europiane edhe nga Komisioni Europian. “Por “piktori” financat i ngaterron me ngjyrat mavi, zymtesi dhe vrer. Ai i lexon ato si Ungjillin sipas Canit (Çimit) apo Kuranin sipas Cacit. Prisni, prisni, ky eshte ndryshim!! Padije, vrer dhe urrejtje ne veprim”, - perfundon reagimin e tij ne Facebook kreu i qeverise duke kritikuar ashper qendrimin e Rames te bere publik vetem dy dite me pare.

REPLIKA

“Te dashur miq, ne flete rrufene e tij per financat “piktori” deshmon padije, vrer dhe injorance totale ne cdo fjale dhe fraze te tij. Per cdo njeri qe njeh abc-ne e financave publike, eshte e qarte si drita e diellit, se ne financat publike te Shqiperise cdo qindarke hyn nepermjet bankave dhe vetem bankave dhe cdo qindarke shpenzohet nepermjet thesarit dhe vetem thesarit, i cili mund te kontrollohet on-line nga cdo qytetar”, - reagoi dje Berisha ne lidhje me qendrimin e Rames per ekonomine.

“Legalizimi falas, mashtrimi tjeter i madh i Piktorit deshtak”

Mashtrim te madh e quajti Kryeministri Sali Berisha dje edhe premtimin e bere nga kreu socialist, Edi Rama, per legalizim falas, pasi vetem dy dite me pare tha se do te beje vetem inventarizim te banesave. “Premtimi i bujshem i “piktorit” per legalizimin falas, eshte dhe mashtrimi tjeter i tij. Keshtu, pasi per nje muaj me radhe hoqi nga fjalori i tij fjalen legalizim, ai dje njoftoi se kete 4 vjecar do beje vetem inventarizim, si te banesave ashtu dhe te frymoreve, te cileve u premtoi legalizimin falas te banesave dhe tokes. Kesaj i thone: O’ burra ju genjeva per legalizimin falas se me duhej vota juaj. Une jam Edi Rama, prapa me vjen genjeshtra”, - komentoi Berisha dje ne Facebook.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›