Ndahet nga jeta aktori Pierre Mondy

Aktori dhe regjisori francez, Pierre Mondy i njohur publikisht për rolin e tij të komisarit Cordier, u nda nga jeta në Paris në moshën 87-vjeçare.
"Pierre Mondy vdiq në spitalin ‘Pitié-Salpêtrière’ në Paris si pasojë e një limfome të përsëritur", theksuan burime zyrtare franceze.
Aktori Pierre Mondy lindi më 10 shkurt të vitit 1925 në Neuilly-sur-Seine, në periferi të Parisit. Ai u bë i njohur në filmin "Komisar Cordier", në vitin 2005. Në korrik të vitit 2009 shtrohet në spital si pasojë e sëmundjes, që u bë shkak për vdekjen e tij.