Ndahet nga jeta aktorja Antoneta Papapavli
Eshtë ndarë nga jeta në moshën 75-vjeçare aktorja e njohur shqiptare Antoneta Papapavli, “Artiste e merituar”.
Iku në heshtje dhe pa bujë, teksa kishte 23 vjet qe i mungonte skenës dhe publikut, kohë gjatë së cilës ka qenë e sëmurë.
Antoneta Papapavli mbahet mend me rolet e Olimbisë në teatër tek “Karnavalet e Korçës”, Drita te “Drita”, Mara te “Toka jonë”, Deizi tek “Arturo Ui”, Bajamja te “Fytyra e dytë”, Ledi Milford tek “Intrigë dhe dashuri”, Adela te “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo”, Gjyshja te “Hijet e natës”, Cuca tek “Cuca e maleve” etj.
Në kinematografi ka luajtur tek filmat, "Kur ndahesh nga shokët"-nëna e Zanës, Sania tek “Hije që mbeten pas”, drejtoresha tek “Shoku ynë Tili”, "Kur hapen dyert e jetës" -nëna e Lizës, "Hije që mbeten pas" - Sania, nëna e Marjetës, "Nxënësit e klasës sime"- Vangjelia, bashkëshortja e Kristoforit, "Apasionata" - Profesorja e Mirës, "Shoqja nga fshati" - Lefka, "Si gjithë të tjerët" - nëna e Jetës, "Kërcënimi" - Marina, nëna e Emës, "Përtej mureve të gurta" - nena e Asimese, "Ata ishin katër" - anëtarja e Këshillit, "Përballimi" - Klea, "Komisari i dritës" - Ngjela etj.
Roli i fundit i saj është në komedinë “Pallati 176” në teatër.
Adhuruesit e kinemasë e kujtojnë atë me batutën "Thesin Aga!" në filmin "Përballimi".
Aktorja u përcoll dje nga të afërmit dhe miqtë në banesën e fundit.
(a.jo/Balkanweb)