Ndahet nga jeta ambasadorja e ekise ne Tirane

Ndërroi jetë pak pas mesnate kryediplomatja çeke në Tiranë Marketa Fialkova. 55-vjeçarja u nda nga jeta rreth orës 00:30 dhe sipas të dhënave paraprake të policisë, vdekja ka ardhur për shkaqe natyrale. Pas lajmit për ndarjen nga jeta të ambasadores Fialkova, ministri i jashtëm Shqiptar Edmond Haxhinasto i dërgoi një mesazh ngushëllimi homologut të tij cek, Shvarcenberg.
"Ambasadorja Fialkova ishte një diplomate e nivelit te lartë,e cila ka dhënë kontribut në forcimin e marrëdhënieve mes dy vendeve", thuhet në mesazhin e ngushëllimit. Haxhinasto i ka shprehur ngushëllimet edhe të afërmve dhe familjarëve të ambasadores.
Marketa Fialkova
Fialkova lindi në 27 mars të vitit 1956 në Pragë të Çekosllovakisë. Aktivitetet e saj në politikë nisën në vitin 1977, kur nënshkroi Kartën 1977 (deklaratë kjo e cila, gjatë regjimit komunist, solli krijimin e grupit më me influencë të aktivistëve të të drejtave të njeriut në Çekosllovaki).
Nga viti 1977 deri në vitin 1989 iu privua e drejta për të kryer studimet dhe për të filluar një karrierë profesionale të rregullt për arsye politike.
Prej vitit 1990 ajo nisi punën si diplomate në Ministrinë e Jashtme Ceke. Deri në vitin 1994 punoi se kryediplomate çeke në Poloni, ndërsa nga shtatori 2007 deri më sot, ajo punoi si ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës Çeke në Republikën e Shqipërisë.