E Shtunë, 31 Tetor 2026

I kunderpergjigjet Rames Berisha Publicistike mjerimi

Kryeministri Berisha i kunderpergjigjet liderit te opozites Edi Rama per renien e regjimit te Gedafit ne Libi. Ne editorialin e djeshem Rama e akuzonte Berishën se ishte i vetmi lider ne bote qe përshëndeti kapitullimin e Gedafit para se te ndodhte. Keto konstatime kryeministri i quajti te pavlera dhe Ramen si nje njeri qe ka lene politiken dhe i është rikthyer publicistikes se mjerimit. Përvec te birit te Gedafit, tha Berisha, tjetër njëri në botë nuk doli të thotë që nuk ka rënë regjimi ne Tripoli.

“Unë do t’i sugjeroj rivalit apo publicistit Rama që të lexojë veprën e Arshi Pipës, “Albanian Stalinism”. Përgjigja ime janë dy vargje të fundit me të cilin mbyllet ajo vepër që unë këtu nuk mund t’i citoj. Ka lënë politikën dhe është rikthyer në origjinë me dështim. Të dyja janë dështime të mëdha të tij të pjesës para politike, piktura dhe publicistika.
Dua të përshëndes edhe një herë forcat opozitare të Libisë të cilat I dhanë fund rregjimit dictatorial të rregjimit 42- vjeçar të kolonelit diktator Muamer Gedafi. Koloneli prej të paktën 3 ditësh gjendet në pusetë. Iku nga bunkeri. Dhe unë këtë e dija mirë. Kjo ndodhi në Tiranë në 20 shkurt. Ne ja dolëm të parandalojmë çdo lloj përplasje, por minjtë ia kihsin mbathur tre ditë më pare”- tha Berisha.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›