E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta ish-futbollisti i Skënderbeut

Është ndarë nga jeta në moshën 80-vjeçare ish-futbollisti i Skënderbeut, Veteran Topçiu. Siç mësohet, ai ishte i pranishëm në një takim të organizuar nga Bashkia e Korçës, por aty ka shfaqur problem shëndetësore. Pavarësisht ndërhyrjes së menjëhershme, ish- futbollisti nuk ia doli, duke humbur jetën.  Topçiu ka veshur fanellën e Skënderbeut për 12 vite, nga 1960 deri në 1972.

Postimi i KF Skënderbeut:

Lamtumirë Veteran Topçiu!

Veteran Topçiu një prej ikonave të KF Skënderbeu është ndarë nga jeta si pasojë e problemeve kardiake në moshën 80-vjeçare.

KF Skënderbeu shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe gjithe komunitetin e Futbollit Korçar.

U prehsh në Paqe Veteran!

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›