E Martë, 3 Nëntor 2026

Shkodër, rehabilitohen 55 pallate

Pallatet në hyrjen e qytetit të Shkodrës prej disa kohësh i janë nënshtruar rehabilitimit. Bëhet fjalë për 55 pallate të ndërtuar dekada më parë, ndaj të cilëve koha kishte bërë punën e saj.

Aktualisht po punohet në disa drejtime si në  sistemimin e tarracave, ku përfshihen  të gjitha punimet për çmontimin e depozitave ekzistuese dhe hidroizolimin gjithashtu per për sistemimin dhe kullimin e ujërave të shiut, veshjen e fasadës me sistem kapot,  veshje me polisterol, kornizim dritaresh dhe bojatisje.

Punimet po kryhen mbështeten 100% nga buxheti i shtetit për një periudhë kohore 12 mujore 

Nga ky investim do të ndërhyhet në 9 pallate në rrugën “Europa”, dhe 46 të tjera në Bulevardin “Zogu I”.

Gazetar Luan Kadija

/ rtsh.al /

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›