Ndahet nga jeta ish senatori demokrat George McGovern

Ish senatori i Shteteve të Bashkuara dhe kandidat presidencial i Partisë Demokratike në zgjedhjet e vitit 1972, George McGovern, ka vdekur sot në moshën 90 vjeçare.
Familja e tij ka njoftuar se ai ka vdekur në mënyrë “paqësore”, i rrethuar nga familja dhe miqtë e tij, në vendin Sioux Falls.
I ndjeri McGovern ka shërbyer në Luftën e Dytë Botërore dhe në 35 misione ka fluturuar mbi Francën, e cila në atë kohë ishte e okupuar nga Nazistët.
Në vitin 1962 McGovern ishte zgjedhur anëtar i Senatit të Shteteve të Bashkuara.
Ai u shndërrua në një kritik të Luftës në Vetnam dhe ishte rival në zgjedhjet presidenciale kundër presidentit Richard Nixon, në vitin 1972, në të cilat humbi me diferencë të madhe.
I ndjeri McGovern ka vazhduar të shërbej si senator deri në vitin 1980, ndërsa më vonë ishte ambasador amerikan në Agjencinë për Ushqim dhe Agrikulturë të Kombeve të Bashkuara.