Qindra protestues përleshen me policinë në Liban

Forcat e sigurisë së Libanit kanë shtënë me armë zjarri në ajër dhe kanë hedhur gaz lotsjellës kundër protestuesve të zemëruar, që përpiqeshin të depërtonin në selinë e qeverisë së Libanit në Bejrut.
Përleshjet ndodhën sot në kohën e mbajtjes së ceremonisë së varrimit të zyrtarit të lartë të inteligjencës së Libanit, Wissam al-Hassan, që u vra të premten nga një shpërthim masiv të makinës – bombë. Për këtë vrasje shumë vetë e fajësojnë regjimin në Sirinë fqinje.
Protestuesit, që e shpërthyen një barrikadë periferike të sigurisë dhe u përleshën me policinë, kërkuan dorëheqjen e kryeministrit të Libanit, Najib Mikati.
Demonstruesit e akuzuan qeverinë e Libanit se është e afërt me Sirinë dhe me aleatin e saj në Liban, grupin shiit, Hezbollah.