Ndahet nga jeta lojtari i Bayernit të Mynihut

Bayerni i Mynihut është në zi për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit të skuadrës botërore të Bayernit të Mynihut (World Squad), Guo Jiaxuan, i cili u nda nga jeta në moshën 18-vjeçare.
Ai kishte pësuar një dëmtim të rëndë në kokë gjatë një ndeshjeje miqësore në Spanjë më 6 shkurt.
Mbrojtësi ka qenë pjesë e skuadrës botërore të Bayernit të Mynihut që nga viti 2023, një program ku talentet nga e gjithë bota kanë mundësinë të shfaqin aftësitë e tyre në futbollin profesionist.