Fluks pacientësh me viroza dhe alergji në pediatrinë e Elbasani, mjekët këshillojnë për kujdes të shtuar gjatë pranverës

Në Pediatrinë e Elbasanit, numri i fëmijëve të paraqitur me urgjencë mbetet i lartë. Sipas mjekes pediatre Irena Palloshi, gjatë fundjavave numri i fëmijëve në urgjencë shkon mbi 100 raste në ditë.
“Aktualisht kemi 38 fëmijë dhe numri vijon të jetë i lartë ku gatë fundjavave shkon mbi 100. Vijnë kryesisht me temperaturë të lartë që nuk ulet lehtësisht dhe kjo është edhe ajo që shqetëson prindërit”, u shpreh pediatria Palloshi.
Në stinën e pranverës, me nisjen e çeljes së luleve, qarkullojnë edhe virozat pulmonare. Të shumta kanë qenë rastet e fëmijëve me moshë të madhe, të cilët janë prekur me bronkopneumoni, si dhe fëmijë të moshës së vogël me bronkolitë. Alergjitë, sipas mjekes Palloshi, nuk vijnë vetëm nga çelja e luleve, por edhe nga ushqimi dhe lagështia.
“Kemi fëmijë me kollë, bronkoplomoni, astmë, alergji se ka filluar edhe çelja e luleve”, u shpreh ajo.
Lidhur me virozat e stinës, mjekët këshillojnë prindërit që, nëse vërejnë tek fëmija shenja si këputje, lodhje ose marrje fryme, t’i drejtohen menjëherë mjekut të familjes, pasi virozat nuk nisin gjithmonë me temperatura të larta.
/RTSH/