E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta në moshën 78-vjeçare ish-ambasadori, Bashkim Zeneli

Është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare ish- ambasadori Bashkim Zeneli, një nga emrat e njohur të diplomacisë shqiptare dhe një politikan ekselent. 

bashkim zeneli ok

Diplomati i njohur mbylli sytë përgjithmonë në një spital jashtë vendit, ku edhe po kurohej për shkak të një sëmundje. Bashkim Zenel u nda nga jeta i rrethuar nga familjarët e tij.

Nderimet zyrtare në kujtim të tij do të zhvillohen gjatë ditëve në vijim.

Bashkim Zeneli do të kujtohet si një prej figurave të rëndësishme të jetës publike shqiptare, një politikan modern që kontribuoi në proceset e demokratizimit të Shqipërisë dhe në rrugëtimin e saj drejt integrimit euroatlantik.

Mendja e tij brilante, pena e mprehtë dhe qasja e tij paqësore do t’i mungojnë gazetarisë, diplomacisë dhe politikës shqiptare.

Karriera 

Gjatë karrierës së tij, Bashkim Zeneli dha një kontribut të rëndësishëm në përfaqësimin e Shqipërisë në arenën ndërkombëtare.

Bashkim Zeneli shërbeu si ambasador i Shqipërisë në Gjermani dhe Greqi, duke qenë një prej diplomatëve që përfaqësuan vendin në periudha të rëndësishme të zhvillimeve politike dhe diplomatike.

Përveç karrierës diplomatike, Zeneli ka qenë edhe deputet i Kuvendit, gazetar dhe publicist. Ai ka publikuar shumë shkrime dhe ka botuar disa libra.

Për kontributin e tij në diplomaci, politikën e jashtme dhe çështjen kombëtare Bashkim Zeneli është nderuar nga Presidenti i kohës, Ilir Meta me titullin “Mjeshtër i Madh”.

bashkim zeneli1

Reagimi i Peleshit 

Për ndarjen e tij nga jeta ka reaguar edhe kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, i cili vlerëson lart figurën e Bashkim Zenelit për kontributin si ambasador, por edhe ne politikë si ish deputeti i Partisë Socialiste.

“I trishtueshëm lajmi për ndarjen nga jeta të Bashkim Zenelit, ish-deputet i Kuvendit të Shqipërisë, diplomat dhe publicist, intelektual i radhëve të hershme në Partinë Socialiste, i cili i kushtoi një jetë të gjatë shërbimit publik.

Me kontributin politik, veprimtarinë parlamentare dhe në detyrën e ambasadorit në Gjermani e Greqi, Bashkim Zeneli dha një kontribut të çmuar për vendin dhe për forcimin e miqësisë me fqinjët dhe partnerët e Shqipërisë. Me shkrimet dhe kujtimet e tij, ai la gjithashtu një dëshmi të vyer për historinë e diplomacisë shqiptare.

Ngushëllime familjes, të afërmve, miqve dhe kolegëve të tij. U prehtë në paqe”, shkruan kryetari i Kuvendit.

bashkim zeneli ambasador

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›