E Diel, 1 Nëntor 2026

Ndahet nga jeta shkrimtari i njohur kosovar Sulejman Krasniqi

 Ndahet nga jeta në moshën 75-vjeçare shkrimtari i njohur kosovar, Sulejman Krasniqi.

Krasniqi ka dhënë një kontribut të çmuar në letrat shqipe.

Shkrimtari Krasniqi është autor i një numri të madh romanesh dhe veprash eseistike.

Ai ka lindur më 7 dhjetor 1937, në Hocë të Vogël, komuna e Rahovecit, Kosovë.

Shkollën fillore dhe të mesmen i ka kryer në vendlindje.

Ka vuajtur burgun serb i akuzuar për ndarjen e Kosovës nga Serbia pushtuese dhe bashkimin e saj me Shqipërinë.

Vitet e burgut i kaloi në Rahovec, në Prizren dhe në Kallugjerska Bare.

Më 3 qershor 1958, u arratis për në Republikën Popullore të Shqipërisë.

Ka kryer studimet e larta pranë Universitetit të Tiranës, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, dega Gjuhë-Letërsi Shqipe, 1963-1967.

Ka punuar si mësues i shkollave të mesme në Mat dhe në Tiranë deri në vitin 1982, kur ka dalë shkrimtar në profesion të lirë. Në shtypin periodik ka shkruar mijëra faqe (skica, tregime, artikuj, reportazhe, pamflete etj).
Është laureuar me “Çmimin e Republikës”, dekoruar me “Urdhrin e Punës” nga Kuvendi i Shqipërisë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›