Rihanna ia kalon Lady Gagas në Facebook

Nga Express më 16 korrik 2011 në ora 17:34
Këngëtarja Rihanna aktualisht është femra më e popullarizuar në rrjetin shoqëror Facebook.
Siç transmeton MTV News ajo deri më sot ka mbledhur më shumë se 40,6 milionë adhurues.
Me këtë ajo ka lënë prapa Lady Gaga, e cila ka 60.000 adhurues më pak se sa këngëtarja me origjinë nga Barbadosi.
Ndryshimet në “krye” të “toplistës” i ka vërejtur edhe drejtoresha e marketingut të Facebook, Rendi Zukerberg, motra e bashkëthemeluesit të ueb faqes Mark Zukerberg.
“Na vjen keq, Gaga! Prej sot Rihana ta ka kaluar”, ka shkruar Rendi Zukerberg.
Lady Gaga megjithatë nuk duhet t’i fshijë lotët, pasi që prin bindshëm në rrjetin tjetër shoqëror Twitter, në të cilin ka 11,6 milionë adhurues, derisa Rihana është në vendin 13 me 6,1 milionë adhurues.