E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndahet shpërblimi evropian për letërsi

Shkrimtarët (et) Çiler İlhan (Turqi), Kalin Terziyski (Bullgari), Tomas Zmeskal (Repulika e Çekisë), Kostas Hatziantoniou (Greqi), Ofeigur Sigurosson (Islandë), Inga Zolude (Laetoni), Iren Nigg (Lihtenshtajn), Immanuel Mifsud (Maltë), Andrej Nikolaidis (Mal i Zi), Rodaan Al Galidi (Holandë), Jelena Lengold (Serbi) dhe Adam Foulds (Britani e Madhe) janë fituesit e sivjetmë të Shpërblimit Evropian për Letërsi, që ndahet për çdo vit nga Bashkimi Evropian.

Shpërblimi Evropian për Letërsi është themeluar në vitin 2009, si mbështetje e prezantimit, përkthimit dhe botimit të veprave të letërsisë moderne evropiane. Ky shpërblim iu ndahet për çdo vit dhjetë shkrimtarëve që vijnë nga shtete të ndryshme të Evropës.

Shpërblimi përbëhet nga një mirënjohje dhe nga një çmim monetar prej 5,000 eurosh, ndërkohë që libri i shpërblyer pastaj përkthehet në disa gjuhë evropiane.

Ndarjen e Shpërblimit Evropian për Letërsi e organizojnë Shoqata e Bibliotekarëve Evropianë, Këshilli i Shkrimtarëve të Evropës, dhe Federata e Botuesve të Evropës, me mbështetjen e Komisionit Evropian.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›