Një Bjork ndryshe

Muzika e saj pëlqehet nga miliona njerëz, ndërsa Madonna dhe Lars von Trier nga ajo kërkuan kompozimin e dy-tre këngëve. Fitoi madje edhe shpërblimin si aktorja më e mirë në Cannes, ndërkaq tani vjen me albumin e ri "Biophilia".
"Gjatë incizimit të albumit të fundit papritmas e humba zërin, dhe nuk e dija nëse do të mund të këndoja përsëri. U mora me gjëra tjera, si mbrojtja e ambientit, dhe kështu e kuptova se si funksionon sistemi i vjetër i gjërave”, thekson Bjork.
"I hodha të gjitha këngët e vjetra, dhe fillova nga e para. Ndryshimi më i madh, që e veçon albumin ‘Biophilia’, është se e theva kallëpin dhe dola nga binarët, duke krijuar kështu këngë organike, e jo katrore si më parë”, i sqaron ajo këngët e albumit të saj të shtatë “Biophilia”.