Rrugorja e Tiranës bën bilancin: 16 shoferë të arrestuar në një javë

Policia Rrugore e Tiranës ka arrestuar 16 drejtuese mjetesh gjatë javës së fundit (14 me 20 prill) për vepra penale në qarkullimin rrugor.
16 Arrestime për vepra penale në qarkullimin rrugor:
• ???? 6 persona të arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, sipas neni 291 të Kodit Penal.
• ???? 2 drejtues mjetesh të arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor dhe drejtim në gjendje të dehur.
• ???? 1 person i arrestuar për drejtim mjeti pa leje drejtimi.
• ???? 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.
• ????️ 1 drejtues motorri proceduar për drejtim pa leje.
• ???? 5 persona proçeduar për korupsion aktiv ndaj zyrtarëve publikë.
• ???? 1 drejtues mjeti i arrestuar për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor, drejtim në gjendje të dehur, largim nga vendi i ngjarjes, dhe pengim i zbulimit të së vërtetës.
Masa administrative:
• ???? Janë vendosur 12,315 masa administrative gjatë javës, me theks të veçantë në:
• ???????? 774 masa për tejkalim të shpejtësisë së lejuar.
• ???? 279 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit.
• ???? 470 masa për mosvendosje të rripit të sigurimit.
• ????️ 234 masa për mosvendosje të kaskës mbrojtëse.
• ????♀️ 403 masa për mosdhënie përparësi këmbësorëve.
• ????????️ 8732 masa për qëndrim të gabuar.
Automjete të bllokuara:
• Janë bllokuar 12 automjete për arsye të ndryshme, duke përfshirë mungesë dokumentacioni dhe detyrime të palikuiduara./vizionplus.tv/