Ndalet vullkani i Islandes

Nga krateri i vullkanit islandez Grimsvotn, që për disa ditë ka bllokuar trafikun ajror për shkak të hirit të nxjerrë, mëngjesin e sotëm del avull.
Autoritetet presin përfundimin e plotë të shpërthimit brenda ditës së nesërme ose maksimumi gjatë fundjavës.
Lajmin e ka bërë të ditur një zëdhënës i policisë.
“Do thosha se vullkani është gjithnjë aktiv, por nga krateri del vetëm avull, jo hi”, theksoi një ekspertë i krizave.