E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama-Kameron: Gadafi të largohet

Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Londër, kryeministri britanik dhe Presidenti amerikan theksuan se duhet të jemi të durueshëm, duke nënvizuar se fushata e aleatëve në Libi do të jetë e ngadaltë dhe e qëndrueshme.

Të dy liderët vlerësuan marrëdhëniet SHBA-Britani e Madhe si “më të forta se kurrë”.

Kjo ishte dita e dytë e vizitës së Obamës në Britaninë e Madhe, ku tema kryesore ishin Afganistani dhe Libia. Gjatë ditës së djeshme Presidenti amerikan u prit në një takim edhe nga Mbretëresha Elizabeta II.

Obama theksoi se komuniteti ndërkombëtar  kishte bërë “progres të madh” në Libi, duke shpëtuar jetët e shumë civilëve në kuadër të mandatit të OKB-së dhe se SHBA-ja ishte e vendosur t’i kalonte edhe këto vështirësi.

“Gadafi dhe regjimi i tij duhet të kuptojnë se ne nuk do reshtim së ushtruari presion deri sa ai të largohet dhe populli të lejohet të zgjedhë rrugën e tij”, theksoi Obama.

/Start/F. Prroni/

                                                                                             2011-05-25 16:46
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›