Ndalimi i Dinarit, Nurellari: Kurti merret me gjëra periferike. Veprimet e tij, të përsëritura

Heqja e dinarit ka qenë temë diskutimi në emisionin “3D”, ku Adri Nurellari, anëtar i kryesisë së PDK e ka konsideruar një veprim aventuresk dhe të nxituar nga ana e kryeministrit Albin Kurti.
Për Nurellarin, në vend se të merret me realizimin e gjërave të mëdha, Kurti merret me gjëra periferike dhe të përsëritura që vetëm e çojnë në armiqësi me ndërkombëtarët.
“Kjo është një çështje e përsëritur sikurse ajo e targave, bëhet fjalë për të realizuar gjëra të mëdha si ajo e Marrëveshjes së Ohrit ndërsa Kurti merret me gjëra të vogla periferike që vetëm e çojnë në armiqësi me ndërkombëtarët. Kjo çështje nuk ka fare peshë për ekonominë e Kosovës, madje sikurse prek serbët prek edhe një pjesë të popullsisë së Kosovës, që marrin pencione në dinar. Kjo është një rast i përsëritur. Pra është një veprim aventuresk që shpërfill ndërkombëtarët”, tha Nurellari.
/rtsh.al/