E Martë, 3 Nëntor 2026

Ndalimi i duhanpirjes në ambientet publike- Ligji po shkelet masivisht, mjekët thirrje për reflektim

Ligji anti-duhan nuk po respektohet me nga subjeket. Pothuajse në të gjitha baret e Tiranës edhe në ambiente të mbyllura, mund të të tymosësh lehtësisht duhan pasi askush nuk të pengon edhe pse ligji është në fuqi.

Në një vëzhgim të kufizuar që bëmë sot në disa nga baret e Tiranës në çdo tavolinë gjen edhe tavëll  gjë të cilën ligji e ndalon.

Kjo shkelje flagrante e ligjit , nuk po bëhet vetëm në ambientet publike të bareve dhe restoranteve por po ndodh edhe nëpër spitale dhe shkolla ku në teritor gjen bishta cigaresh. Mjekët të shqetësuar kërkojnë rivendosjen e rregullit siç e parashikon ligji pasi masiviteti i shkeljes tashmë është bërë një gjë normale.

 “Edhe pse supozohet që duhanpirja të jetë e ndaluar, ne shohim që kjo nuk po funksionon ashtu siç duhet . Në shohim ambiente që supozohet të ishin pa duhan, të cilat ne po I shohim që pihet duhan, kështu që mendoj që politikat shëndetësore për ekspozimin ndaj karcinogjenëve duhet të jenë më rigoroze”, tha mjekja onkologë,  Kleida Mati.

 “Dua të bëj një rrithirje për vendosjen e ligjit kundër duhanit nëpër të gjitha ambientet publike sepse duhani vret jo vetëm atë që konsumon por edhe atë që ka në krah”, tha mjekja Silvana Celiku.

Në faqen zyrtare të Instspektoriatit shtetëror shëndetësor njoftimi I fundit në muajin nëntor tregon për 136 masa administrative për shkelje të ndryshme, mes tyre edhe për duhanin.

Ndërkohë duket se në këtë drejtim, muajin e fundit ka një lëvizje më të shtuar të inspektorëve në terren. Ligji anti-duhan nisi të zbatohej në gusht të vitit 2014 ku pati ndërgjegjësim të lartë.

Shkelja e tij përcakton gjobë për administratorin  e subjektit dhe qytetari që e konsumon.

Gazetare: Sonila Mlloja 

/rtsh.al/

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›