7 Marsi bashkon trojet – Në Elbasan përurohet busti i Hasan Prishtinës, personalitet shqiptar

Në ditën e mësuesit, muzeut të “Normales” në Elbasan iu dhurua busti i Hasan Prishtinës personalitetit të shquar të kombit shqiptar.
Ish Kryeministri Hasan Prishtina nderohet pasi me pasurinë e tij mbështeti djem nga të gjitha trojet shqiptare të arsimoheshin në Normalen e Elbasanit.
Ceremonia nderuese në Elbasan iu bashkuan shqiptarë nga mbarë trojet shqiptare, mësues dhe personalitete dhe drejtues vendorë të Elbasanit.
“Normalja” e Elbasanit është shkolla e parë në vend që përgatiste mësues. Ajo u çel në dhjetor të vitit 1909.
/rtsh/