E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndalimi i industrisë së seksit përgjithmonë

Gazeta Shqip

Islanda duket e vendosur të nxjerrë të paligjshëm biznesin më të vjetër të botës. Por a mund tia dalë? Nëse do të ketë sukses, shembulli i saj mund të ndiqet në shumë vende të botës

Ambicia e Islandës

The Economist

feminizmi islande ndalimi i pornografise porn_sexshop strip klub ne Rekjavik

Islanda ultraliberale dëshiron të ndalojë pornografinë e shpërndarë përmes internetit. Ky është vetëm hapi i fundit në një listë të gjatë masash që synojnë të eliminojnë përfundimisht industrinë e seksit.

Në vitin 2009, ky vend vendosi dënime me gjobë dhe burg për njerëzit që përdorin shërbimet e prostitutave, (prostitutat konsiderohen viktima).

Në vitin 2010, ishulli ndaloi klubet e striptizës. Në shkurt, qeveria vendosi të hyjë në pisllëkun e internetit dhe publikoi idenë e ndalimit të pornografisë së dhunshme apo degraduese, një togfjalësh që për disa islandezë përfshin praktikisht shumicën e pornografisë.

Asnjë vend nuk ia ka dalë deri më sot të kontrollojë seksin komercial, pavarësisht se disa vende kanë ndjekur rrugën e legalizimit dhe disa vende të tjera, atë të kriminalizimit. Por nëpër të gjithë botën, veçanërisht në demokracitë e pasura, politikbërësit po ndjekin me vëmendje nëse Islanda do tia dalë në këto masa dhe mund të ndjekin shembullin e saj në rast se eksperimenti del me sukses.

Propozimi i Islandës është në hapat e parë dhe mund të humbasë vëmendjen pas zgjedhjeve që po zhvillohen sot (27 prill), zgjedhje ku qeveria pritet të humbasë. Por planet e Islandës e fusin këtë vend në një shoqëri të çuditshme. Në mënyrë të ngjashme, Arabia Saudite ndalon klubet e striptizës, prostitucionin dhe pornografinë. Por ky vend ndalon gjithashtu gratë që ti japin makinës, i ndalon ato të udhëtojnë pa lejen e mashkullit dhe kufizon të drejtën e tyre të votës. Në raportin e vitit 2012 të Forumit Ekonomik Botëror Hendeku Gjinor Global, ku krahasohet progresi drejt barazisë gjinore në 135 vende, Arabia Saudite u rendit në vend të 131.

Islanda, gjithsesi është e vendosur pro grave. Gjysma e qeverisë dhe 25 nga 63 anëtarët e Parlamentit janë femra. Vendi drejtohet nga Kryeministrja e parë publikisht lesbike e botës. Islanda është gjithashtu pro seksit. Supermarketet e saj shesin prezervativë dhe minivibratorë ngjitur me kasat. Një film i ri për edukimin seksual informon adoleshentët se seksi duhet të jetë diçka që ata duhet ta kërkojnë sërish. Rreth 65 për qind e fëmijëve të Islandës kanë lindur jashtë martese, më shumë se në çdo vend tjetër të OECD-së.

Martesa e seksit të njëjtë ka qenë e ligjshme që nga viti 2010 dhe gejtë dhe lesbiket mund të adoptojnë fëmijë. Kompania e fluturimeve Icelandair ka një fushatë reklamash me sloganin A doni një fundjavë të pistë në Islandë?

Iniciativat e vendit kundër industrisë së seksit kanë marrë hov nga një lëvizje e fuqishme feministe. Lufta kundër pornografisë në internet, veçanërisht ajo e llojit të dhunshëm, është pjesë e një seti më të gjerë politikash për të mbrojtur fëmijët dhe për të reduktuar dhunën seksuale, thotë Halla Gunnarsdottir, një këshilltare politike për ministrin e Brendshëm, i cili propozoi ligjin. Por sa më shumë rritet ambicia e Islandës në luftën e vet kundër industrisë së seksit, aq më pak sukses arrin të realizojë.

Pjesa më efektive e kësaj lufte ka qenë ndalimi i lokaleve të striptizës. Vonë në vitet 1990 dhe në fillim të viteve 2000, rreth 15 klube të tilla qenë në punë, më së shumti rreth kryeqytetit Reikjavik, ku dy të tretat e 322 mijë banorëve jetojnë. Striptiza qe një biznes shumëmilionë dollarësh, thotë Helgi Gunlaugsson, një kriminolog në Universitetin e Islandës. I shqetësuar mbi lidhjet me drogën dhe prostitucionin dhe i bindur se një aktivitet i tillë dhunon të drejtat e grave, Kolbrun Halldorsdottir, në atë kohë, anëtare e parlamentit, propozoi ndalimin.

Vetëm dy klube vijojnë punën sot. Dhe asnjë prej tyre nuk mund të cilësohet si një vend zhveshjeje. Në qendër të Reikjavikut, Luleshtrydhet është sot një klub shampanje që u ofron zotërinjve një botë fantazie me kërcimtare dhe qejf të nxehtë. Por një natë të enjteje në mars, gjithsesi, vendi qe i boshatisur. Një vajzë që dukej e mërzitur me reçipeta pink dhe me minifund e çizme argjendi qe ulur vetëm në një cep. Të tjerat bënin thashetheme apo luanin me celularët. Kërcimet private janë ende në ofertë, fillojnë nga 17 mijë krona të Islandës (144 dollarë) për 12 minuta dhe bashkë me verën dhe një orë spektakël çmimi shkon në 70 mijë krona.

Pavarësisht çmimeve, gratë theksojnë se vetëm kërcimi është në ofertë. Klubet operojnë nga ndërtesa me adresa të sakta dhe me tabela të shndritshme, gjë që ndihmon policinë ti gjejë më lehtë dhe ti kontrollojë më mirë.

Turpëroji

Prostitucioni ka rezultuar më i vështirë për policinë për tu ndaluar. Disa prostituta kërkojnë klientë nëpër kryqëzime. Shumë bëjnë reklamë përmes faqeve të internetit të njohjeve të reja. Këto faqe interneti këmbëngulin se i heqin përdoruesit e dyshimtë, por një ish-prostitutë e Islandës thotë se sërish ky shërbim gjenden në internet. Eva (nuk është emri i saj i vërtetë) thotë se punëtoret e seksit i gjejnë klientët edhe përmes njohjeve personale. Në një vend të vogël si Islanda, kjo mund të sjellë probleme më vete: një herë ajo mori një kërkesë nga një burrë që për nga zëri ajo e njohu si xhaxhai i vet.

Deri më tani, gjykatat në Islandë kanë parë vetëm njëzet raste të akuzave për prostitucion. Shumica u mbyllën me dënim. Por emrat e disave prej atyre të gjetur fajtorë mbahen anonimë. Penalitetet janë të lehta, kështu që poshtërimi i publikimit mund të shërbejë si një pengesë shtesë, veçanërisht në Islandën e vogël. Sipas Evës, ligji mund të bëjë punë vetëm në rast se meshkujt kuptojnë se emrat e tyre do të bëhen publikë.

Edhe policia pranon se ligji mund të zbatohet më mirë. Por ata nuk kanë para dhe staf të mjaftueshëm, thotë Sigridur Hjaltested, një ndihmësprokurore në njësinë për krimet e seksit në policinë e Reikjavikut. Për këtë arsye ata përqendrohen në hetimin e rasteve të përdhunimit dhe të abuzimit seksual me fëmijët.

Gudron Jonsdottir, kreu i qendrës që ofron mbështetje për viktimat e dhunës seksuale, është skeptike. Ajo argumenton se policia vendos se ku ti drejtojë burimet dhe mendon se mungesa e zbatimit të ligjit është vetëm çështje zgjedhjeje.

Përkufizoje

Rregullimi i pornografisë është më i vështiri nga të gjitha, Shpërndarja dhe shitja e tij ka qenë ilegal në Islandë që nga viti 1869. Thyerja e ligjit është teorikisht e dënueshme me gjobë deri në gjashtë muaj burg. Në realitet, tri minuta në këmbë larg stacionit kryesor të policisë së Reikjavikut, dy dyqane seksi shesin një pafundësi filmash dhe revistash, n

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›