Ndalohen dy ish- të përndjekur. Policia: Do hidhnin bomba molotov tek kryeministria
Nuk sosin telashet për Skënder Tufën. Policia e ka ndaluar kësaj here ish- të përndjekurin së bashku me Petrit Licon, duke i akuzuar se kishin me vete dy bomba artizanale molotov, të cilat do i hidhnin tek kryeministria.
Policia i ka ndaluar të dy ish- të përndjekurit pranë Universitetit Politeknik, por Tufa thotë se nuk ka lidhje me objektet e dyshuara si bomba molotov./ep