Ambasada e SHBA apelon për pjesëmarrje në votime: Nëse nuk votojmë nuk flasim
Ambasada amerikane në Shqipëri ka shpërndarë në profilin e saj në Facebook një foto, ku u bën thirrje shqiptarëve ti drejtohen në masë qendrave të votimit më 23 qershor për të zgjedhur parlamentin e ri.
Nëse nuk votojmë, nuk flasim, është shkrimi që lexohet mbi fletë.
Ky është apeli i radhës që ambasada i drejton shqiptarëve për zgjedhjet.
Më 31 maj ishte ambasadori, që po në rrjetin social Facebook, bëri apel për pjesëmarrje në votime.
Këtu është periudha e zgjedhjeve. Moment emocionues për Shqipërinë. Pse duhet të votoni? Që të bëheni pjesë e demokracisë, postoi Arvizu ditë më parë në Facebook./A.XH
