Ndalohen furgonët me punëtorëmëditës të hyjnë në Lazarat

Të tjera rreth shkrimit Aksioni vijoi dhe ditën e djeshme Policia italiane: Droga nga Lazarati 4.5 miliardë euro/vit Lazarati i paprekshëm, breshëri drejt qytetit, plagoset 26-vjeçarja
GJIROKASTER - Plot 49 persona janë shoqëruar nga policia e Gjirokastrës dhe dërguar në komisariat, pasi ata po përgatiteshin të shkonin në fshatit Lazarat, ku dhe punojnë në parcelat e hashashit.
Drejtoria e Policisë së Gjirokastrës njoftoi, se që në orët e para të mëngjesit, ka vazhduar aksioni për bllokimin e plehut, ujit dhe fuqisë punëtore që hyn në fshatin e drogës, për kultivimin e kanabisit.
Kështu, sipas policisë, janë shoqëruar 49 persona në hyrje të Lazaratit, në Kordhocë, të cilët udhetonin në këmbë, pasi sot s'ka dalë asnjë furgon për t'i marrë.
Nderkohë, mbi Kordhocë, në afërsi të Pularisë, forcat e policisë kanë shkatërruar rrjetin e nxjerrjes së ujit nga një pus uji, si dhe kanë shkatërruar disa cisterna të medha që shërbenin si depozita të grumbullimit të ujit.
Ky aksion vazhdoi dhe gjatë ditës së djeshme, ku u ndaluan 58 punëtorë me mëditje të cilët do të shkonin në Lazarat për të kultivuar kanabisin.
(Foto: Cisterna me uje, kamione me pleh dhe furgone me punetore medites te cilet ishin destinuar te shkonin ne Lazarat, te ndaluar nga policia)
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)