E Diel, 1 Nëntor 2026

Sadije Berisha: Medina dhe Laidon, më keni munguar

TIRANE-“Në aeroportin Arlanda. Më në fund të vegjlit e mi po kthehen në shtëpi, në Suedi. Medina dhe Laidon, më kishit munguar shumë!”

Kështu shkruan ish-gruaja e Shkëlzen Berishës, Sadije Berisha në profilin e saj të “Facebook”-ut. Ish-nusja e djalit të kryeministrit në detyrë, prej disa kohësh jeton në Suedi, pas ndarjes nga Shkëlzeni, nga martesa me të cilin ka edhe dy fëmijë. Ndarja e çiftit nuk është konfirmuar ende publikisht, megjithëse po në “Facebook”, Sadija nuk e ka shënuar statusin e saj “E ndarë”. Nuk e dimë ende nëse dy fëmijët e tyre janë larguar nga e ëma për të qëndruar në Shqipëri me të atin, por ditën e djeshme Medina dhe Laidoni janë kthyer sërish në Suedi tek e ëma.

(d.b/Summer Pages/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›