Ndalohet “Jezus Krishti Superstar”

Muzikali i njohur i Andrew Lloyd Webber, “Jezus Krishti Superstar”, i cili ka 40 vjet që inskenohet nëpër botë, është ndaluar në qytetin rus Rostov, për shkak të protestës së Kishës Ortodokse Ruse.
Filarmonia e Rostovpo përgatitej për inskenimin e këtij rok-muzikali ku Kisha Ortodokse Ruse (KOR) ngriti një kallëzim në prokurori, sipas të cilit muzikali nuk është i pranueshëm, sepse “krijon një imazh të shtrembëruar” të Jezusit. Sipas televizionit BBC, për KOR ky muzikal paraqet një “ofendim të fesë”.
Premiera e muzikalit në Rostov ishte paraparë për muajin e ardhshëm, mirëpo ajo nuk do të mbahet fare, edhe pse rok-opera e famshme premierën e saj botërore e pati qysh në vitin 1971, në Broadway, dhe në disa teatro ruse është shfaqur pa probleme tash e 20 vite.
Ndalimi i muzikalit vjen në kohën kur Duma ruse po përgatitet të miratojë ligjin i cili do t’i mbrojë “ndjenjat religjioze të qytetarëve”.