Ndalohet qarkullimi i automjeteve në Parkun e Gërmisë për 1 Maj

Komuna e Prishtinës ka nxjerrë një urdhëresë për ndalimin e qarkullimit të automjeteve përveç atyre të KFOR-it, UNMIK-ut, EULEX-it dhe automjeteve emergjente, në drejtim të Parkut të Gërmisë, gjatë festës së Një Majit .
Sipas urdhëresës pika përfundimtare për lëvizjen e automjeteve përveç banorëve të lagjeve: Normale, Sefali, Taukl-Bahçe do të jetë si më poshtë :
“Kryqësimi i rrugëve: “1 Tetori”- “Nazim Gafurri” dhe “ Ymer Lutfi Paqarizi”; Kryqëzimi i rrugëve: “ Nazim Gafurri”-“Xhavit Ahmeti” dhe “dr. Lec Gradica”; Kryqëzimi i rrugëve: “Dr. Shpëtim Robaj”, me atë të Sefali; ose në drejtim të pishinës dhe Parkut të Gërmisë.
Ndërkaq, Komuna do të angazhojë inspektorët përgjegjës të Drejtorisë së Inspeksionit për të parandaluar shërbyesit e paautorizuar që të bëjnë shitjen-shërbimin ndaj qytetarëve. Gjithashtu, ajo do të organizojë kujdestari me qëllim të ruajtjes së ambientit (përdorimi i zjarreve për destinime të ndryshme), si dhe hedhjen e mbeturinave në vende të caktuara./Indeksonline/