PD kallëzon në SPAK kryeministrin Rama, si dhe 15 ministra, kryebashkiakë e deputetë

Partia Demokratike ka kallëzuar në SPAK drejtuesit më të lartë të Partisë Socialiste, duke nisur nga Edi Rama, disa ministra, deputetë, kryebashkiakë dhe drejtorë. Në kallëzimin e firmosur nga Sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, janë 16 persona që kallëzohen se po përdorin funksionin publik për interes elektoral.
• Edi Rama, Kryeministër• Elisa Spiropali, Ministër i Marrëdhënieve me Kuvendi
• Anila Denaj, Ministër i Financave dhe Ekonomisë
• Arben Ahmetaj, Ministër i Rindërtimit;
• Belinda Balluku, Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë;
• Taulant Balla, Kryetar i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste
• Erion Veliaj, Kryetar i Bashkisë Tiranë;
• Rakip Suli, Kryetar i Bashkisë Kamëz;
• Emiriana Sako, Kryetar i Bashkisë Durrës;
• Elton Arbana, Kryetar i Bashkisë Shijak;
• Artur Bushi, Kryetar i Bashkisë Krujë;
• Redjan Krali, Kryetar i Bashkisë Kavajë;
• Dritan Agolli, Drejtor Ekzekutiv i Fondit Shqiptar të Zhvillimit;
• Bujar Çela, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
• Sadi Vorpsi, Deputet i Kuvendit të Shqipërisë;
• Karolina Kostallari, Drejtues i Njësisë Administrative nr.10 Tiranë
• Çdo person i paidentifikuar deri më tani nga ana jonë, por që me veprime konkrete rezulton mbas hetimit që ka përgjegjësi penale.