Ndarja e mandateve, Biba: KQZ të mblidhet të hënën
Të tjera rreth shkrimit /VIDEO
TIRANE- Nënkryetari i Denar Biba kërkon mbledhjen e KQZ ditën e hënë për ndarjen e mandateve. Në një prononcim nga zyra e tij në KQZ, Biba tha sot për gazetarët se do të ishte antikushtuestuese ndarja e mandateve sipas skemës 2009, gjithashtu nëse Kuvendi do të ndërmerrte këtë proces atëherë zgjedhjet e 23 qershorit do të startonin të krisura.
”Vërej me shqetësim nëse procedura në kuvend do vijojë, atëher Kuvendi me koshiencë të plotë po shkon drejt vesimit, është termi juridik i cënimit të zgjedhjeve. Zgjedhjet startojnë të krisura, është cënuar barazia e votës së qytetarëve. Një votë e kuksianit do vlente sa ajo e dy tiranasve, korçarëve, dhe kjo nuk mund të ndodhi. Është thellësisht antikushtetuese”- tha Biba.
Sipas nënkryetarit “Kodi Zgjedhor parashikon se dy anëtarë mund të depozitojnë kërkesën për mbledhjen e KQZ-së. “ Duke komentuar mosvotimin e ndarjes së mandateve tha se refuzimi ishte bërë pasi “donim më shumë informacion”
“Ne s'kemi qenë asnjëherë kundër mandateve”- nënvizoi më tej nënkryetari i KQZ-së duket shtuar: “Me caktimin e auditëve në ministri e kemi informacionin”. Biba nënvizon se “mandatet duhet t'i ndajë KQZ-ja pasi është detyrë e saj”
Redaksia online
(sg/shqiptarja.com)