Ndarja e punëve në fermë, Albano-Florit: Duhet të qetësohemi ne, jo lopa!

Teksa ishin duke u kujdesur për kafshët, Albano ka biseduar me Florin për ndarjen e punëve.
Ai i thotë kryefermerit disa ide sesi duhen bërë punët nga gjithë fermerët. Siç tregon Albano, Mariana kur kishte statusin si kryefermere nuk është marrë fare me kujdesin e kafshëve.
Pjesë nga biseda:
Albano: Kryefermerja Mariana e kishte më të lehtë
Flori: Pse?
Albano: Po se thoshte ik Valer dhe Flori në stallë. Si mendon ti?
Flori: Edhe ajo është
Albano: Kurse ti duhet të bësh gjithë ato të tjerat, vjen dhe këtu. Merri te gjithë një nga një dhe thuaj që janë për t’u pastruar stallat, mbarohet me kecat, Lunën, vezët, gomarin dhe në fund duhet mjelë lopa vetëm nga dy veta që do caktoj unë. Nuk ka vend për opinione. Më shumë duhet të qetësohemi ne sesa lopa që do të mjelim, se na bije damari. /vizionplus.tv